Ndërlidhjet

logo-print

Mandela operohet nga guri në tëmth


Ish-lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Ish-lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Ish-lideri i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është operuar sot nga guri në tëmth, një javë pasi është shtruar në spital.

Agjencitë lokale të lajmeve bëjnë të ditur se Mandela i është nënshtruar operacionit në mënyrë endoskopike.

“Procedura ka kaluar me sukses dhe Mandela po shërohet”, citojnë mediat deklaratën nga kabineti i presidentit të Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.

Mandela, 94 vjeç, ikonë e luftës kundër aparteidit, është pranuar në një spital privat dhe fillimisht është menduar se vuan nga infeksioni në mushkëri.
XS
SM
MD
LG