Ndërlidhjet

Irani: Raketat “Patriot” kërcënojnë luftë botërore


Raketa të llojit Patriot

Raketa të llojit Patriot

Shefi i ushtrisë së Iranit, gjenerali Hassan Firouzabadi, ka thënë se vendosja e raketave “Patriot” në kufirin Turqi-Siri mund të çojë në “luftë botërore”, e cila “do ta përpinte Evropën”.

“Secila raketë ‘Patriot’ është një shenjë e zezë në hartën e botës, që ka për qëllim të shkaktojë luftë botërore”, ka thënë Firouzbadi.

Turqia i ka kërkuar NATO-s në muajin nëntor që të vendosë sistemin “Patriot” të mbrojtjes, të dizajnuar për të hedhur poshtë aeroplanët apo raketat.

Kërkesa ka ardhur pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga aeroplanët luftarakë të Sirisë, si dhe rënies së predhave siriane në territorin turk.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka urdhëruar të premten vendosjen në Turqi të dy raketave Patriot, së bashku me 400 trupa për të operuar me to.

Vendimi i Panettës ka pasuar hapa të ngjashëm nga Gjermania dhe Holanda.
XS
SM
MD
LG