Ndërlidhjet

Dhjetëra të arrestuar në Moskë e Shën Petersburg


Moskë
Moskë
Policia në Moskë ka arrestuar dhjetëra protestues dhe disa liderë të opozitës, për të penguar tubimet masive jashtë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë.

Bëhet e ditur se 40 persona janë arrestuar në kryeqytet, ndërsa 26 në Shën Petersburg.

Liderët e opozitës, Sergei Udaltsov, Aleksei Navalny, Ilya Yashin dhe Ksenia Sobchak, kanë qenë në mesin e të arrestuarve. Ata më pas janë liruar pa ndonjë akuzë.

Protestuesit, të mbledhur në temperatura të acarta, janë kapur sepse kanë mbajtur shirita të bardhë, kanë bartur shenja politikë ose kanë brohoritur slogane kundër presidentit Vladimir Putin.

Protestat janë thirrur për të shënuar përvjetorin e parë të demonstratave masive, të cilat janë mbajtur pas zgjedhjeve të dhjetorit 2011 – të fituara nga partia e Putinit “Rusia e Bashkuar”.

Këto zgjedhje janë kritikuar në masë të madhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe janë cilësuar si “jodemokratike”.
XS
SM
MD
LG