Ndërlidhjet

Të shtëna tragjike edhe në Nevada e Alabama


Dhimbja që ka shkaktuar tragjedia në shkollën fillore në Konektikat.
Dhimbja që ka shkaktuar tragjedia në shkollën fillore në Konektikat.
Autoritetet e rendit kanë bërë të ditur edhe për dy seri të shtënash publike në Shtetet e Bashkuara, prejse 20-vjeçari, Adam Lanza, ka vrarë të premten 27 persona në një shkollë fillore në Konektikat.

Në Las Vegas të Nevadas, po ashtu të premten, një burrë ka qëlluar për vdekje një grua në hyrje të një hoteli, duke bërë që klientët të largohen të terrorizuar.

Personi i armatosur më pas ka qëlluar veten dhe ka vdekur.

Ndërkaq, sot në mëngjes, në Birmingham të Alabamas, një person i armatosur ka plagosur dy anëtarë të personelit në një spital, si dhe zyrtarin e policisë, i cili u është përgjigjur thirrjeve për ndihmë.

Një polic tjetër thuhet se ka qëlluar sulmuesin e dyshuar dhe e ka vrarë.
XS
SM
MD
LG