Ndërlidhjet

Clinton pëson “tronditje”


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila të hënën ka anuluar udhëtimin në Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, për shkak të virusit në stomak, ka pësuar një “tronditje”, pasi i ka rënë të fikët.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Clinton po shërohet në shtëpi dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve.

Ndihmësi i saj, Philippe Reines, ka thënë se Clinton ka qenë e dobët për shkak të virusit, kur i ka rënë të fikët.

Mësohet se Clinton do të punojë nga shtëpia gjatë javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG