Ndërlidhjet

Në Egjipt numërohen votat e referendumit


Kajro
Kajro
Në Egjipt vazhdon numërimi i votave, pas raundit të parë të referendumit për kushtetutën e re.

Presidenti Muhammad Morsi dhe mbështetësit e tij islamikë thonë se kushtetuta do ta çojë vendin më afër demokracisë, gati dy vjet pas rënies së sunduesit veteran, Hosni Mubarak.

Kundërshtarët, megjithatë, thonë se dokumenti është hartuar vetëm nga islamikët dhe se shkel interesat e minoriteteve.

Drafti, së bashku me një dekret të presidentit, i cili i jep atij kompetenca gjithëpërfshirëse, kanë shkaktuar disa javë të protestave.

Pjesëmarrja në votimet e së shtunës ka qenë e lartë. Raundi i dytë i votimeve në zonat e mbetura do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Rezultatet zyrtare nuk priten dersia të përfundojë i tërë procesi.
XS
SM
MD
LG