Ndërlidhjet

Japonia voton në zgjedhjet parlamentare


Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.
Në Japoni po zhvillohen votimet për Dhomën e Ulët të Parlamentit. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Partia Liberal-Demokrate në opozitë do të mundë Partinë Demokratike të kryeministrit Yoshihiko Noda.

Lideri i liberal-demokratëve, Shinzo Abe, një nacionalist i vendosur, është zotuar se do të vërë "diplomacinë e dobët" të Japonisë në baza të forta.

Rigjallërimi i kësaj partie lë të kuptohet se votuesit nuk janë të kënaqur me punën e demokratëve pas tre vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG