Ndërlidhjet

Merret në pyetje futbollisti që shau tifozët shqiptarë


Ilustrim

Ilustrim

Mbrojtësi serb i Manchester City-t, Aleksandar Kolarov, është marrë në pyetje nga policia, pasi një spektator është ankuar për abuzime raciste, gjatë një ndeshjeje kundër ekipit Newcastle United.

Mediat raportojnë se tifozët kanë valëvitur flamurin shqiptar, ndërsa Kolarov ka bërtitur të shara në drejtim të tyre.

Policia britanike ka thënë se ka pranuar një ankesë për “përdorimin e gjuhës raciste gjatë ndeshjes në stadium”.

Në deklaratën e lëshuar, policia ka thënë se merr seriozisht pohimet e tilla dhe se do të bëjë hetime.
XS
SM
MD
LG