Ndërlidhjet

Lieberman dorëzon zyrtarisht dorëheqjen


Avigdor Lieberman
Avigdor Lieberman
Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij, për shkak të akuzave për shkelje të besimit.

Dy ditë më parë, ai ka paralajmëruar dorëheqjen, duke thënë se do të largohet për të luftuar akuzat kundër tij.

Javën e kaluar, prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka akuzuar atë për shkelje të besimit në një rast të mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Lieberman mohon çdo keqbërje dhe thotë se do të pastrojë emrin e tij dhe të kthehet në politikë pa vonesa.
XS
SM
MD
LG