Ndërlidhjet

logo-print

Kerry në krye të diplomacisë amerikane?!


Senatori John Kerry

Senatori John Kerry

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vendosur të nominojë senatorin John Kerry në postin e sekretarit amerikan të shtetit, raporton CNN duke u thirrur në burimet e veta.

Nëse konfirmohet nga Senati, Kerry do të zëvendësojë Hillary Clintonin, e cila planifikon të lërë pozitën brenda administratës.

Kerry, senator nga Masaçusetsi dhe kandidat presidencial i Partisë Demokratike në vitin 2004, shquhet për pëvojën e tij dhe aftësitë e ndërtimit të marrëdhënieve.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar lajmin për nominimin e tij.

Javën e kaluar, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ka tërhequr emrin e saj nga shqyrtimi për postin e sekretares së shtetit.

Ajo ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për këtë pozitë.
XS
SM
MD
LG