Ndërlidhjet

Mposhtet partia e Yoshihiko Nodës


Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.

Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda.

Exit-pollet tregojnë se Partia Liberal Demokrate e Japonisë ka fituar shumicë të qartë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke lënë prapa partinë e kryeministrit Yoshihiko Noda.

Partia pritet të sigurojë 310 ulëse nga 480 sa ka Dhoma e UIët e Parlamentit.

Ajo ka sunduar Japoninë për dekada të tëra deri më 2009, kur ka humbur zgjedhjet.

Lideri i liberal-demokratëve, Shinzo Abe, një nacionalist i vendosur, është zotuar se do të vërë "diplomacinë e dobët" të Japonisë në baza të forta.

Rigjallërimi i kësaj partie lë të kuptohet se votuesit nuk janë të kënaqur me punën e demokratëve pas tre vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG