Ndërlidhjet

Vriten 5 militantë pas sulmit në aeroport


Pakistan - map - redesign
Pakistan - map - redesign
Policia ka bërë të ditur për vrasjen e pesë militantëve gjatë një beteje me armë zjarri në Peshauar të Pakistanit.

Luftimet kanë ndodhur një ditë pasi një sulm në aeroportin e qytetit ka lënë të paktën katër civilë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së shtunës.

Dje janë vrarë pesë sulmues, ndërsa, sot në mëngjes, policia ka bastisur një ndërtesë parnë aeroportit, pas raporteve për strehimin e militantëve atje.

Kreu i policisë së qytetit, Immtiaz Altaf, u ka thënë gazetarëve se operacioni policor ka përfunduar pas një beteje të tejzgjatur.

Peshauari është njëri nga rajonet fisnore të Pakistanit, ku talibanët kanë bastionet e tyre.
XS
SM
MD
LG