Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të vrarë nga tajfuni në Filipine


Filipine

Filipine

Numri i viktimave nga tajfuni Bopha në Filipine ka kaluar 1,000.

“Me 850 njerëz të zhdukur, shifrat kanë gjasa që të rriten edhe më tej”, ka thënë shefi i Mbrojtjes Civile, Benito Ramos.

Stuhia ka goditur Filipinet më 4 dhjetor, duke prekur më së keqi ishullin jugor Mindanao.

Ajo ka bërë që qindra-mijëra njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, ndërsa ka shkaktuar dëme të rënda në pronë dhe infrastrukturë.
XS
SM
MD
LG