Ndërlidhjet

Beogradi diskuton sonte platformën për Kosovën


Beograd

Beograd

Autoritetet e larta të Serbisë do të diskutojnë sonte për tekstin e platformës për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se dokumenti duhet të diskutohet edhe një herë nga lidershipi i vendit, para se të dalë para shefave të grupeve parlamentare.

Mediat në Beograd citojnë burimet nga Presidenca serbe të kenë thënë se platforma është gati dhe se do t’iu prezantohet shefave të grupeve parlamentare në pjesën e dytë të javës që vjen dhe jo nesër, siç është paralajmëruar më herët.

Është thënë se platforma do të sqarojë qasjen e mëtejshme të Beogradit në bisedimet me Prishtinën.

Dy palët tashmë kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimin e kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, tre herë në Bruksel.

Bisedimet, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
XS
SM
MD
LG