Ndërlidhjet

Senatorja demokrate do paraqesë ligjin kundër armëve


Senatorja Dianne Feinstein
Senatorja Dianne Feinstein
Senatorja demokrate, Dianne Feinstein, ka thënë se do të paraqesë një projektligj që ndalon armët sulmuese posa të mblidhet Kongresi i ri në muajin janar.

“Projektligjin do ta paraqes në Senat dhe të njëjtin edhe në Dhomën e Përfaqësuesve – projektligj që ndalon armët sulmuese”, ka thënë Feinstein për televizionin NBC.

E pyetur nëse presidenti Barack Obama, po ashtu demokrat, do të ofrojë mbështetjen e tij për masën, ligjvënësja nga Kalifornia ka thënë: “Besoj se po”.

Komentet e saj pasojnë masakrën e së premtes në një shkollë fillore në Konektikat, ku një person i armatosur ka vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë.

Ngjarja ka shtuar thirrjet për presidentin Obama që të adresojë kontrollin e armëve.
XS
SM
MD
LG