Ndërlidhjet

SHBA: Obama ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave


Presidenti Barack Obama gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë me rastin e masakërs në shkollë

Presidenti Barack Obama gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë me rastin e masakërs në shkollë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur “dashurinë dhe lutjet” e Amerikës për familjet e 26 personave të vrarë, përfshirë edhe 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeçare, të cilt u vranë të premten gjatë një masakre në shkollë.

“Këtu në Njutaun, erdha për të shprehur dashuri dhe lutje për kombin. E dij se vetëm fjalët nuk mund ta shprehin dhimbjen tuaj dhe as që mund t’i shërojnë zemrat e juaja të thyera”, tha Barack Obama, mbrëmë vonë, gjatë lutjeve për viktimat e masakrës me të shtëna në vendin Njutaun në Konektikat.

Ai poashtu, u takua privatisht me anëtarët e familjeve të viktimave.

Presidenti amerikan ka theksuar se Amerika nuk ka bërë mjaft për mbrojtjen e fëmijëve të vet dhe ka bërë thirrje për ndryshim në kulturën e përdorimit të armëve.

Policia ka konfirmuar se vrasjet ishin kryer nga 20 vjeçari, Adam Lanza.

Policia, poashtu, ka konfirmuar se Lanza e vrau nënën e vet para masakrës, dhe e ka vrarë vetveten, derisa pjesëtarët e ndihmës së parë kishin arritur në shkollë.
XS
SM
MD
LG