Ndërlidhjet

Egjipt: Referendumi me të meta, kërkohet përsëritje


Vendvotimet në referendumin për tekstin e Kushtetutës së Re të Egjiptit
Vendvotimet në referendumin për tekstin e Kushtetutës së Re të Egjiptit
Tetë grupe egjiptiane për të drejtat e njeriut mbrëmë kanë bërë thirrje për përsëritjen e rundit të parë të votimeve në referendumin për kushtetutë, pasi, sipas tyre, ato janë përshkruar me parregullësi të gjërë.

Aleatët islamistë të presidentit Muhammad Morsi thonë se pjesa më e madhe e atyre që votuan në rundin e parë të referendumit për propozim tekstin kundërthënës të kushtetutës, afro 57%, e kanë mbështetur këtë tekst.

Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Kajro, njëri nga grupet, tha në një konferencë për media se në shkeljet e dyshuara përfshihet parandalimi i vëzhguesve nga shoqëria civile që të marrin pjesë në numërimin e votave, derisa këtë e kanë lejuar për përfaqësuesit e Partisë për Liri dhe Drejtësi të presidentit Morsi.

Poashtu, është cituar propaganda religjioze, pengesa në votime në disa qendra dhe mbyllja e hershme e disa vendvotimeve.

Rundi i dytë parashihet të mbahet të shtunën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG