Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë zyrtari lokal dhe dy policë


Policët në shërbim duke e ruajtur një vend ku kishte ndodhur një eksplodim i mëparshëm në qytetin Kueta

Policët në shërbim duke e ruajtur një vend ku kishte ndodhur një eksplodim i mëparshëm në qytetin Kueta

Policia thotë se persona të armatosur në qytetin juglindor Kueta në Pakistan, e kanë vrarë zëdhënësin e qeverisë provinciale dhe dy policë.

Sulmuesit e kishin qëlluar për vdekje zëdhënësin Khadim Hussain Noori, mysliman shiit, 56 vjeçar, derisa e parkonte makinën e tij.

Sipas autoriteteve, sulmuesit i kanë vrarë dy policë dhe një e kanë plagosur, derisa u larguan me shpejtësi në motoçikletë.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në këtë hapësirë ka pasur rritje të vrasjeve sektare, gjatë vitit të kaluar, pasi radikalët myslimanë sunitë i sulmojnë myslimanët shiitë.
XS
SM
MD
LG