Ndërlidhjet

K. Veriore: U shënua njëvjetori i vdekjes së ish liderit


Në Phenian, njerëzit e shikojnë një ekspozitë për nder të njëvjetorit të vdekjes së ish liderit Kim Jon Ill

Në Phenian, njerëzit e shikojnë një ekspozitë për nder të njëvjetorit të vdekjes së ish liderit Kim Jon Ill

Në Korenë Veriore është shënuar njëvjetori i vdekjes së ish liderit të këtij vendi, Kim Jong Ill.

Në gjithë vendin, në mesditë, u mbajtën tre minuta heshtje në përkujtim të ish liderit, Kim Jong Ill, i cili vdiq më 17 dhjetor të vitit 2011.

Postin e presidentit në këtë vendi të izoluar dhe të varfër, e ka marrë djali i tij, Kim Jong Un.

Në kuadër të ceremonive për shënimin e njëvjetorit ishte edhe lansimi i një rakete për bartjen e satelitit, javën e kaluar.

Ky lansim është kritikuar nga vendet, të cilat e akuzojnë Korenë Veriore për përpjekje për zhvillimin e raketave të afta për të bartur koka bërthamore.
XS
SM
MD
LG