Ndërlidhjet

Pakistan: Nga dhuna – 19 të vrarë


Pjesëtarët e policisë në vendin e një shpërthimi në Pakistan
Pjesëtarët e policisë në vendin e një shpërthimi në Pakistan
Nga dhuna në Pakistan sot janë vrarë së paku 19 vetë.

Nga një makinë – bombë një Jamrud janë vrarë së paku 16 vetë dhe disa të tjerë janë plagosur. Sulmi ndodhi afër një stacioni të autobusëve.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Policia thotë se persona të armatosur në qytetin juglindor Kueta në Pakistan, e kanë vrarë zëdhënësin e qeverisë provinciale dhe dy policë.

Sulmuesit e kishin qëlluar për vdekje zëdhënësin Khadim Hussain Noori, mysliman shiit, 56 vjeçar, derisa e parkonte makinën e tij.

Sipas autoriteteve, sulmuesit i kanë vrarë dy policë dhe një e kanë plagosur, derisa u larguan me shpejtësi në motoçikletë.
XS
SM
MD
LG