Ndërlidhjet

AGPK dënon sulmin ndaj “Kosovo 2.0”


Prishtinë
Prishtinë
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka dënuar sulmin e “grupeve huligane” ndaj konferencës ku do të promovohej numri i ri i revistës “Kosovo 2.0” dhe do të debatohej për seksin.

Përmes një komunikate për media, AGPK u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve tjera të drejtësisë, përfshirë EULEX-in, që sa më shpejt “të zbardhin detajet e këtij sulmi të rëndë mbi lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

AGPK i bën thirrje edhe Bashkësisë Islame të Kosovës që të distancohet nga ky sulm, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarët e saj.

“Udhëheqja e një sulmi të turpshëm nga një predikues fetar është e papranueshme dhe fyese. Në sulm ka marrë pjesë hoxhë Burim Dalipi, ndërsa disa hoxhallarë të tjerë në predikimet e së premtes kanë bërë thirrje për dhunë kundër aktivitetit ku do të debatohej dhe promovohej numri i ri i një reviste”, thuhet pos tjerash në kumtesën e AGKP-së.

Asociacioni kërkon edhe nga klubet e futbollit dhe basketbollit “Prishtina” që të distancohen nga "akti i shëmtuar", pjesë e të cilit ishin edhe pjesëtarë të tifozëve “Plisat”.
XS
SM
MD
LG