Ndërlidhjet

Nikolliq njofton opozitën për “situatën në Kosovë”


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti Tomisllav Nikolliq këtë javë do të njoftojë shefat e grupeve parlamentare të opozitës me situatën në Kosovë.

Ai ka thënë se në takimin e mbrëmshëm të lidershipit është analizuar situata në vendkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Daçiq po ashtu ka thënë se sot në Bruksel zhvillohet takimi i grupeve punuese për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa është zotuar se do të eliminohen edhe problemet që, sipas tij, lidhen me mbledhjen e detyrimeve doganore.

Zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ka nisur më 10 dhjetor.
XS
SM
MD
LG