Ndërlidhjet

Ponta riemërohet kryeministër i Rumanisë


 Victor Ponta
Victor Ponta
Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka riemëruar rivalin e tij politik, Victor Ponta, në postin e kryeministrit.

Njoftimi lehtëson shqetësimet për stabilitetin e qeverisë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis dy politikanëve.

Në korrik, koalicioni qeverisës i Pontës ka votuar për largimin e Basescut, por referendumi për miratimin e vendimit ka dështuar, për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

Sidoqoftë, koalicioni i Pontës ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 dhjetorit me rreth 60 për qind të votave kundrejt aleancës së qendrës së djathtë, të mbështetur nga Basescu.
XS
SM
MD
LG