Ndërlidhjet

logo-print
Loja e njohur për smartphone “Angry Birds” do të bëhet film i animuar dhe do të jetë nëpër kinematë botërore në vitin 2016, njofton BBC.

Rovio, kompania e cila nisi prodhimin e këtij aplikacioni në dhjetor të vitit 2009, ka njoftuar se filmi do të jetë tridimensional, 3D.

John Cohen, i cili ka punuar në bërjen e filmit Iron Man, Despicable Me dhe Ice Age, do të jetë producent i filmit Angry Birds.

Si aplikacion loje për smartphone, që prej lansimit të tij, Angry Birds është shkarkuar mbi 1 miliardë herë.
XS
SM
MD
LG