Ndërlidhjet

Irani kritikon PE-në për Çmimin Sakharov


Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi - fitues të Çmimit Sakharov
Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi - fitues të Çmimit Sakharov
Irani ka kritikuar Parlamentin Evropian për dhënien e çmimit të të drejtave të njeriut dy disidentëve iranianë.

Parlamenti Evropian, në muajin tetor, ka nderuar me Çmimin Sakharov aktivisten Nasrin Sotoudeh dhe regjisorin Jafar Panahi, për kurajën e tyre në mbrojtjen e lirive themelore në Iran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka qëllime politike në Iran.

Sotoudeh po shërben dënimin prej gjashtë vjetësh burgim për “propagandë dhe konspiracion kundër sigurisë shtetërore”, ndërsa Panahi është nën arrest shtëpiak qysh në vitin 2010 për “propagandë antiqeveritare”.
XS
SM
MD
LG