Ndërlidhjet

I ftohti në Poloni - 41 të vdekur gjatë dhjetorit


Ilustrim
Ilustrim
Që nga fillimi i këtij muaji, në Poloni kanë humbur jetën 41 persona si pasojë e të ftohtit.

Nëntë viktima janë shënuar vetëm në këtë fundjavë dhe ato kryesisht përfshijnë njerëz të pastrehë.

Shifrat janë bërë të ditura nga zëdhënësi i komandës kryesore të policisë së Polonisë, Marijus Sokolovski.

Në ditët e fundit, temperaturat në Poloni kanë arritur në -20 gradë celsius.

Me temperatura të acarta janë përballur edhe pjesë të tjera të Evropës, përfshirë rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG