Ndërlidhjet

logo-print

Në Kinë shiten mbi 2 mln iPhone 5 vetëm për 3 ditë


iPhone 5

iPhone 5

Kompania Apple ka bërë të ditur se ka shitur mbi 2 milionë telefona iPhone 5 në Kinë, gjatë tre ditëve të para të daljes në treg, duke shënuar kështu shitje rekord.

iPhone 5 ka arritur në Kinë të premten, ndërsa deri në fund të muajit do të mund të blihet në më shumë se 100 vende të tjera.

Ai ka dalë në shitje më 21 shtator, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë, Japoni dhe pesë vende të tjera.

iPhone 5 është më i lehtë dhe më i fuqishëm se paraardhësit e tij.
XS
SM
MD
LG