Ndërlidhjet

Valë e sulmeve në Irak, 13 të vrarë


Irak
Irak
Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën nga vala e sulmeve të sotme në Irak.

Shtatë të vrarë janë regjistruar në veri të qytetit Mosul, ashtu si edhe 11 të plagosur.

Dy makina bombë, ndërkaq, kanë shpërthyer në qytetin Tuz Khurmato, duke vrarë pesë njerëz dhe plagosur 24 të tjerë.

Viktima ka shënuar edhe qytetit Bakuba, me 1 të vrarë dhe 10 të plagosur nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës.

Të tria qytetet janë zona të përziera etnikisht. Përgjegjësinë për asnjërin sulm nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG