Ndërlidhjet

Necas Daçiqit: Dialogu - thelbësor


Kryeminisri i Çekisë, Petr Necas.
Kryeminisri i Çekisë, Petr Necas.
Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, ka qëndruar sot në Beograd ku ka takuar homologun serb, Ivica Daçiq.

Necas ka theksuar mbështetjen e Republikës Çeke për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Jemi të vetëdijshëm se çështja e Kosovës është e ndjeshme për Serbinë, por vazhdimi i dialogut midis dy palëve është thelbësor. Unë e vlerësoj suksesin e arritur në muajt e fundit”, ka thënë Necas, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, Serbia është një shtet për të cilin BE-ja ka shumë paragjykime dhe “kjo është arsyeja përse konstruktiviteti i Beogradit në dialog me Prishtinën është i rëndësishëm”.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për të avancuar në procesin e integrimeve.

Prishtina dhe Beogradi, në muajin tetor, kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG