Ndërlidhjet

logo-print

BE “kundër” deklaratave nacionaliste


Ilustrim

Ilustrim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka paralajmëruar politikanët shqiptarë se me deklaratat nacionaliste “mund të rrezikojnë marrëdhëniet fqinjësore me vendet e rajonit”.

“BE-ja beson se çështja e integritetit kufitar nuk është çështje, ne nuk duam të shohim ndryshime kufijsh. Konkluzionet e Këshillit Evropian për Shqipërinë - pra mendimi i 27 vendeve anëtare të BE është se e mirëpret rolin konstruktiv në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklaratat që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë Sequi, raportojnë mediat në Tiranë.

Ai u është referuar deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një shtet.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ditë më parë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander Arvizu, i cili ka thënë se retorika nacionaliste është lojë e rrezikshme.
XS
SM
MD
LG