Ndërlidhjet

logo-print

Ambasada amerikane dënon dhunën ndaj komunitetit LGBT


Prishtinë

Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë, nëpërmes një deklarate të ambasadores Tracey Ann Jacobson, ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë promovimit të revistës “Kosova 2.0”, si dhe sulmin e së dielës në mbrëmje te zyrat e OJQ-së Libertas.

“Ambasada amerikane dënon dhunën e ushtruar nga një grup ekstremistësh gjatë promovimit të revistës ‘Kosova 2.0’, më 14 dhjetor. Dhuna dhe kërcënimet nuk kanë vend në shtetin modern demokratik dhe Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të mbrojnë dhe përkrahin lirinë e shprehjes te qytetarët si dhe lirinë e shtypit”, thuhet në deklaratën e ambasadores Jacobson.

“Raportohet se dhuna, si dhe incidenti që ndodhi kah fundi i javës afër lokaleve të OJQ-së, ishin të drejtuara kundër komunitetit lezbik, homoseksual, të dygjinishëm dhe transgjinive (LGBT) në Kosovë. Siç ka përsëritur Sekretarja Clinton, të drejtat e anëtarëve të komunitetit LGBT janë të drejta njerëzore sikurse të gjitha të tjerat dhe si të tilla duhet të mbrohen dhe asnjëherë të harrohen apo injorohen”, thuhet pos tjerash në deklaratë.
XS
SM
MD
LG