Ndërlidhjet

Moska nuk është qyteti më i shtrenjtë rus


Moskë
Moskë
Një hulumtim i kryer nga Dhoma Publike e Rusisë ka gjetur se Moska është qyteti i katërt më i shtrenjtë rus për të jetuar.

Kreu i Dhomës Publike, Mikhail Popov, ka thënë se organizata e tij është bazuar në shpenzimet për transport, gaz, strehim dhe ushqim në qytetet me më shumë se një milion banorë.

Bazuar në këto shpenzime, organizata ka konstatuar se qyteti më i shtrenjtë për të jetuar është Khabarovski.

Dhoma Publike thotë se banorëve të këtij qyteti u duhen rreth 16,400 rubla në muaj (500$) për të paguar faturat dhe gjërat bazike.

Khabarovski ndodhet në lindje të Siberisë.
XS
SM
MD
LG