Ndërlidhjet

Hungaria njeh “Republikën e Maqedonisë”


Flamuri i Maqedonisë
Flamuri i Maqedonisë
Qeveria e Hungarisë ka pranuar Maqedoninë me emrin “Republika e Maqedonisë”, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Gabor Kaleta.

Budapesti, deri më tash, ka përdorur emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, i cili është një zgjidhje e përkohshme, me anë të të cilit Maqedonia është pranuar në Kombet e Bashkuara më 1993.

Ky emër mbetet në fuqi derisa Athina dhe Shkupi të arrijnë marrëveshje për të drejtat e përdorimit të emrit “Maqedonia”.

Athina konsideron se Shkupi, me përdorimin e emrit të Maqedonisë, pa e precizuar gjeografikisht apo ndryshe, shpreh pretendime territoriale për rajonin me të njëjtin emër në Greqi.

Me këtë mosmarrëveshje, Greqia ka arritur të pengojë fqinjin e saj verior në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG