Ndërlidhjet

PE kujton Havelin me “zemër të madhe”


Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel.
Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel.
Një zemër e madhe neoni, me ngjyrë të kuqe, do të ndizet sonte në fasadën e Parlamentit Evropian në Bruksel, për të kujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së ish-presidentit çek, Vaclav Havel.

Simboli ka lindur si inspirim nga një zemër e vogël që bënte Haveli në fund të nënshkrimit të tij.

Haveli, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit komunist në Çekosllovaki, në fund të viteve 1980, ka vdekur më 18 dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 76-vjeçare.

Zemra do të qëndrojë në ndërtesën e Parlamentit Evropian deri në fund të janarit.
XS
SM
MD
LG