Ndërlidhjet

Pesë persona dënohen me 54 vjet burgim


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Një panel i përzier i dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi lokal në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka dënuar dy persona për vrasje të rëndë, dy të tjerë për tentim-vrasje të rëndë dhe personin e pestë për të dyja akuzat.

Misioni i EULEX-it, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Sadik Abazi dhe Bekim Syla janë shpallur fajtorë për vrasje të rëndë dhe janë dënuar me nga 12 vjet burgim.

Driton Hajdari dhe Shaban Syla janë gjetur fajtorë për tentim-vrasje të rëndë dhe janë dënuar me 7 dhe 8 vjet heqje lirie.

Shpresim Uka, ndërkaq, është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë dhe është dënuar me 15 vjet burgim.

Nazim Bllaca ka qenë dëshmitar bashkëpunues në këtë rast, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG