Ndërlidhjet

Edhe AI dënon sulmin ndaj “Kosova 2.0”


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Amnesty International ka dënuar sulmin kundër ngjarjes së organizuar nga gazeta “Kosova 2.0” më 14 dhjetor në Prishtinë.

Organizata për të drejtat e njeriut u bën thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të menjëhershme, të plota dhe të paanshme.

Ngjarja, e cila është ndërprerë me dhunë nga një grup protestuesish, ka pasur për qëllim të promovojë numrin e ri të revistës “Kosova 2.0”, i cili i dedikohej homoseksualitetit në Ballkanin Perëndimor.

Amnesty International konsideron se ky incident “është sulm mbi lirinë e shprehjes dhe mbi lirinë e mediave”. Organizata u bën thirrje autoriteteve kosovare që “të veprojnë fuqishëm kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor”.
XS
SM
MD
LG