Ndërlidhjet

Gjendet nëndetësja e mbytur në LDB


Mbetjet e nëndetëses sovjetike
Mbetjet e nëndetëses sovjetike
Mbetjet e një nëndetëseje sovjetike, të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në Detin Baltik të bregut lindor të Suedisë.

Marina suedeze ka konfirmuar gjetjen e tyre në juglindje të ishullit Baltik.

Besohet se nëndetësja është mbytur në vitin 1941. Ajo është gjetur në një zonë të minuar nga forcat gjermane gjatë luftës.

Marina ka thënë se ka publikuar një video dhe fotografi të nëndetëses në ueb-faqen e saj.

Ajo ka thënë se ka njoftuar edhe autoritetet ruse për lokacionin.
XS
SM
MD
LG