Ndërlidhjet

Nga të ftohtët, 18 të vdekur në Ukrainë


Ukraine...

Ukraine...

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 18 persona kanë vdekur nga të ftohtët.

Lajmi u bë i ditur, pas të reshurave të dendura të borës në disa zona dhe rënies së temperaturës në minus 10 gradë Celsius.

Ministria e Shëndetësisë tha se deri tash në këtë muaj, 12 persona kanë vdekur në rrugë, tre në spitale dhe tre në shtëpi.

Ministria shtoi se më shumë se 130 persona kanë kërkuar trajtim për shkak të mërdhirjes dhe më shumë se 100 të tjerë janë shtruar në spital.

Dhjetëra persona patën vdekur nga të ftohtët në vitin e kaluar në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG