Ndërlidhjet

Vdes njëri nga kongresistët më të vjetër amerikanë


Uashington
Uashington
Senatori Daniel Inouye nga Hawaii, njëri nga anëtarët që ka shërbyer më së gjati në Kongresin amerikan ka vdekur në moshën 88 vjeçare.

Inouye, që ndërroi jetë të hënën, pasi u shtrua në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje, ka shërbyer 50 vjet në Senat.

Në kohën e vdekjes, ai ka qenë i treti në radhë për t’u bërë president, po që se presidenti Barack Obama dhe nënpresidenti Joe Biden nuk do të mund të kryenin rolin e tyre.

Me vdekjen e tij, senatori Patrick Leahy bëhet i treti në radhë.

Një anëtar i Partisë Demokartike, Inouye, ka qenë veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe fitues i Medaljes së Nderit, që ka humbur një krah gjatë betejës me nazistët në Itali.

Ai ka qenë japonezo-amerikani i parë që është zgjedhur në Kongres dhe ka shërbyer më gjatë se të gjithë, përveç senatorit Robert Byrd nga Virxhinia Perëndimore.
XS
SM
MD
LG