Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë pa plane "specifike" për kontrollin e armëve


Presidenti Barack Obama....
Presidenti Barack Obama....
Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka propozime “specifike” të gatshme për të penguar masakrat me të shtëna.

Presidenti Barack Obama është zotuar të dielën, gjatë përkujtimit për 26 personat, përfshirë 20 fëmijët e vrarë në një sulm në Konektikat, se do të përdorë fuqinë e zyrës së tij, për të reduktuar vrasjet e tilla masive.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha të hënën se kufizimi i dhunës me armë, është një problem “kompleks” që kërkon një ‘zgjidhje gjithëpërfshirëse”, dhe jo thjesht ligje të tjera për armët.

Pjesëtarë të Partisë Demokratike të Obamës, përfshirë edhe guvernatorin e Konektikatit, kanë kërkuar ligje më të ashpra për kontrollin e armëve pas masakrës në Newtown.

Dy djem gjashtëvjeçarë janë varrosur të hënën, derisa qyteti ka nisur varrimet e viktimave.
XS
SM
MD
LG