Ndërlidhjet

Tim Scott, senatori i parë me ngjyrë nga jugu i SHBA-së


Uashington

Uashington

Tim Scott nga Karolina e Jugut do të bëhet senatori i parë me ngjyrë nga pjesa jugore e SHBA-ve në më shumë se një shekull.

Gjatë të hënës, Nikki Haley, guvernatori republikan i Karolinës së Jugut, ka zgjedhur që përfaqësuesi Republikan Scott të marrë mandatin nga Jim DeMint.

Zëvendësimi nga Scott-it ka qenë i pritur, pasi DeMint ka thënë se do ta lë Senatin për t’u bërë udhëheqës i një organizate konservative, “Heritage Foundation”.

47 vjeçari Scott është ngritur shpejtë në politikën e Karolinës së Jugut. Vetëm para katër vjetësh, ai u bë anëtari i parë me ngjyrë në legjistlativin e Karolinës së Jugut në vitin 2008.

Scott u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 2010.

Ai do të jetë senatori i katërt republikan me ngjyrë në historinë e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG