Ndërlidhjet

OKB ia zgjat mandatin Tribunalit të Hagës


Tribunali i Hagës, foto nga arkivi

Tribunali i Hagës, foto nga arkivi

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar për të zgjatur aktivitetet e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar nga tribunali që të përmbyllë proceset gjyqësore dhe apelet në fund të 2014-ës, dhe ta paraqesë më 15 prill një plan për kompletimin e rasteve.

Vendimi u miratua nga 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Rusia zgjodhi abstenimin.

Rusia, një aleate e Serbisë, ka kritikuar tribunalin për vendimet e fundit, që liroi dy gjenerale kroatë dhe ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinjan.

I dërguari rus, Sergei Karev, tha se tribunali ka “probleme serioze të sistemit”.

Të dërguarit e SHBA-së dhe të Britanisë kanë folur në mbështetje të Tribunalit.
XS
SM
MD
LG