Ndërlidhjet

logo-print

NASA përplas dy satelitë në hënë


Një përshrkim artistik i satelitëve binjakë Ebb dhe Flow...

Një përshrkim artistik i satelitëve binjakë Ebb dhe Flow...

Agjencia hapësinore e SHBA-së, NASA ka komanduar përplasjen mes vete të dy satelitëve pa njerëz, në një mal afër polit verior të hënës.

Pajisjet hapësinore binjake, të quajtura “Ebb” dhe “Flow,” kanë kryer një mision të gjatë më shumë se një vit, që përfshinte fluturimin rreth hënës për të mbledhur të dhëna, që iu lejonin hulumtuesve në hartimin e hartave mbi gravitetin e hënës.

Kjo ka qenë pjesë e një projekti për të mësuar më shumë për brendësinë e hënës dhe historinë e saj.
XS
SM
MD
LG