Ndërlidhjet

Indonezia fajëson pilotin për rrëzimin e avionit rus


Vendi i aksidentit, Indonezi

Vendi i aksidentit, Indonezi

Hetuesit indonezianë kanë bërë përgjegjës gabimin e pilotit për rrëzimin e aeroplanit rus të pasagjerëve, Sukhoi.

Nga rrëzimi i këtij aeroplani në malin vullkanik të Indonezisë Salak, në muajin maj, humbën jetën 45 njerëz që gjendeshin në bord.

Komiteti për Sigurinë e Transportit Nacional në Indonezi ka thënë të martën se piloti i këtij aeroplani, duket se i ka injoruar paralajmërimet nga sistemi dhe ka dështuar që të marrë masa për të parandaluar rrëzimin e tij.

Shefi i këtij komiteti Tatang Kurniadi ka bërë të ditur se aksidenti do të mund të evitohej në rast se piloti do të kishte reaguar pas paralajmërimit të pare.

Ambasadori i Rusisë në Indonezi Mikhail Galuzin, ka thënë se beson që hetimet kanë qenë objektive dhe të balancuara.
XS
SM
MD
LG