Ndërlidhjet

logo-print

HRW: BE të shtojë presionin ndaj Rusisë


Logo e HRW-së

Logo e HRW-së

Organizata Human Rights Watch, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian duhet ta shfrytëzojë samitin e ardhshëm që t’i bëjë presion Rusisë ta mos “shtypë fjalën e lirë, tubimet dhe format tjera të mospajtimit.

Zyrtarët më të lartë të BE-së, planifikojnë që gjatë së premtes ta takojnë në Bruksel presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Hugh Williamson, drejtor për Evropë dhe Azi Qendrore në këtë organizatë, ka lëshuar një deklaratë ku i ka bërë thirrje BE-së që “të përçojnë një mesazh të qartë alarmi kundër goditjeve që i janë duke i bërë shoqërisë civile në Rusi brenda këtyre gjashtë muajve”.

Deklarata citon ligjin e ri rus, që hyri në fuqi muajin e kaluar, I cili iu kërkon organizatave joqeveritare jo-profitabile të përfshira në atë që konsiderohen veprimtari politike, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Gjatë muajit qershor, një tjetër ligj ka hyrë në fuqi i cili në mënyrë dramatike ka ngritur gjobat për njerëzit, që shpallen fajtorë për pjesëmarrje në demonstratat publike që nuk kanë leje të autoriteteve.
XS
SM
MD
LG