Ndërlidhjet

Rrëzohet kërkesa e Limajt për mbrojtjen e ligjshmërisë


Fatmir Limaj, foto nga arkivi
Fatmir Limaj, foto nga arkivi
Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, ka refuzuar më 12 dhjetor, si të pabaza katër kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitura në emër të të pandehurve Naser Krasniqi, Fatmir Limaj, Naser Shala dhe Nexhmi Krasniqi, bën të ditur EULEX-i përmes një njoftimi për media.

Ankesa ishte bërë kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë më 24 nëntor 2012 dhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës më datë 27 nëntor 2012.

Më 24 nëntor 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë urdhëroi paraburgimin e katër të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji. Më 27 nëntor, Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar ankesat e paraqitura nga mbrojtja kundër vendimit të shkallës së parë.

Limaj dhe të tjerët, gjenden aktualisht në paraburgim, në atë që njihet si rasti Kleçka, ku akuzohen për "krime lufte kundër popullsisë civile dhe të burgosurve të luftës",
gjatë konfliktit të Kosovës me Serbinë në fund të viteve të ’90-ta.
XS
SM
MD
LG