Ndërlidhjet

logo-print

Rrëmbehen dy rusë, një italian në Siri


Siri...

Siri...

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka thënë se është kërkuar haraç për lirimin e dy rusëve dhe një italiani të rrëmbyer në Siri.

Sipas diplomatëve rusë, tre persona që punonin për një kompani private të çelikut në Siri, u rrëmbyen të hënën përgjatë autostradës perëndimore Tartus-Homs.

Faqja e Internetit e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, thotë se kidnapuesit i kanë telefonuar kompanisë për prodhim të çelikut duke kërkuar para për lirimin e tre punëtorëve.

Kjo faqe, po ashtu ka identifikuar dy shtetasit rusë V. V. Gorelov dhe Abdesattar Khassun.

Ndërsa shtetasi italian është identifikuar si Mario Beluomo.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se duhet të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar lirinë e tyre.

Rusia i ka këshilluar qytetarët e saj që të përmbahen nga udhëtimi në Siri për shkak të dhunës së vazhdueshme atje.
XS
SM
MD
LG