Ndërlidhjet

Irak: Presidenti pësoi sulm në tru


Jalal Talabani
Jalal Talabani
Televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar se presidenti i këtij vendi, Jalal Talabani, ka pësuar goditje në tru, megjithqë burimi i lajmit nuk është i qartë.

Zyra e presidentit, nëpërmjet një kumtese në faqen e saj në Internet, tha se Talabani mbrëmë ishte dërguar në spital për shkak të siç thuhet “emergjencës shëndetësore”.

Zyra tha se “ekipi i specializuar po kujdeset për të, ndërsa raporti do të publikohet më vonë”.

Jalal Talabani para katër vitesh i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në Shtetet e Bashkuara dhe ishte trajtuar për dehidrim dhe rraskapitje në Jordani, në vitin 2007.

Zoti Talabani e ka formuar njërën prej partive kryesore kurde, atë të Unionit Patriotik të Kurdistanit, dhe në vitin 2005, u bë presidenti i parë joarab i Irakut.

Posti i presidentit në Irak, në masë të madhe, është ceremonial, megjithqë sipas Kushtetutës së Irakut i ka disa autoritete.
XS
SM
MD
LG