Ndërlidhjet

Afganistan: Pas rrëmbimit – aktori gjendet i vdekur


Pamje e një spitali ushtarak në Kabul të Afganistanit

Pamje e një spitali ushtarak në Kabul të Afganistanit

Zyrtarët në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, thonë se aktori dhe regjisori i njohur, Zahir Armani, është gjetur i vdekur, pasi më herët këtë javë ishte rrëmbyer.

Zyrtari lokal i qarkut Behsud, Nematullah, i tha Radios Evropa e Lirë se trupi i Armanit ishte gjetur sot në një thes.

Sipas tij, aktori qartas ishte therrë me thikë.

Zahir Armani është personalitet shumë i njohur në Afganistan, dhe ka marrë pjesë në më se 20 filma.
XS
SM
MD
LG