Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk do të negocioj me Thaçin nëse shkelet marrëveshja


Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq (djathtas) më 4 dhjetor në Bruksel

Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq (djathtas) më 4 dhjetor në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se më nuk do të zhvilloj negociata me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, nëse nuk respektohet marrëveshja, që të mos paguhet doganë për mallin i cili mbetet në pjesën veriore të Kosovës.

“Nuk do të marr pjesë në negociata, nëse nuk respektohet ajo për të cilën jemi marrë vesh”, u tha sot Daçiq gazetarëve në Beograd.

Kryeministri i Serbisë tha se është absoulitisht i pakënaqur me atë që po ndodhë aktualisht lidhur me marrëveshjen IBM.
XS
SM
MD
LG